Jezus dua t’rrëfej
që më shpëtove
nga errësira
tash jam unë në dritë
E po shoh ditë më t’mira
Se ti je Zot i mirë
Atë mu ma dëshmove
Më largove nga e keqja
Dhe më dhe mua fitore
Për atë arsye du me t’adhuru
Se ke qenë i mirë gjithmonë me mu
Edhe atëherë kur se kom meritu
Ti bash atëherë më ke shpëtu
Se s’muj me lanë pa e thanë
që je Zot besnik
besnik për tanë jetën
jo n’këtë jetë po edhe n’jetën tjetër
Se Fjala jote është një llambë
që ndriçon jetët tona
kushdo që beson në Të
kurrë më nuk do t’humbas…
Refreni:
Perëndia e deshi aq botën
sa dha birin e Tij
kushdo që beson në Të
do të jetë n’Mbretërinë e Tij (4x)
Zot, Zot je vetëm Ti
Kurrë Ti s’më le n’vetmi
Faleminderit që më deshte
Dhe më donë hala e di
Nëse nganjëherë bëj gabim
Zot më fal se jam mëkatar
Nuk jam perfekt e di
Perfekt je vetëm ti
Jam i lumtur që je Zoti im
Veç tek Ti do gjej shpëtim
Vetëm Ty të kam unë shpresë
Edhe atëherë kur s’kam shpresë
Perëndi o Zot, Perëndi o Zot
Je ma i miri Zot, nesër edhe sot
Se Fjala jote është një llambë
që ndriçon jetët tona
kushdo që beson në Të
kurrë më nuk do t’humbas
Refreni:
Perëndia e deshi aq botën
sa dha birin e Tij
kushdo që beson në Të
do të jetë n’Mbretërinë e Tij (4x)
Sepse Perëndia e deshi aq botën
sa që dha birin e Tij të vetëmlindurin
që kushdo që beson në Të
të mos humbasë por të ketë
jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16)