Strofa 1:
Do të këndoj këngën time për Ty
O Zoti im
Zemrën time Ty do ta jap
Përgjithmonë.
Kam etje, mall për ty o Zot
Merrmë më mbush
Si tokë e thatë pa ujë unë jam
Po vij tek Ti të pi
Refreni:
O Zoti im, po vij tek Ti
Më jep nga uji yt të pi
Më mbush me zjarrin e zemrës tënde
Që unë të jem aty ku je Ti…
Strofa 2:
Në errësirën time Zot,
Ti je aty
Dhe kur unë larg nga Ti shtegtoj
Ti kurrë s’më lë
Më mbaj në krahët e tu tani
Ma shëro zemrën
Unë dua pranë teje të rri
Në përjetësi me ty
Shtesa:
Ti më pret me krahë të hapur
Ti më mban dhe më çliron
Zemra jote rreh për mua
Pranë të kam ty përgjithmonë
Përshtatja e tekstit: Pepa Sefedini
Kompozimi: Pepa Sefedini, Aaron Smith
Orkestrimi/Producent: Aaron Smith
Inqizimi: Shtëpia Records