Historia e Krishtlindjes

Juhuu Kidz

Record Details

Released:
2019
Genre:
Children's Music

Strofa 1:
Shumë kohë më parë
Në qytetin e Nazaretit
Engjulli i Zotit iu shfaq Marisë
‘‘Mos ki frikë’’ i tha,
‘‘Ti do lindësh një fëmijë,
Emrin Jezus do ia vësh.
Ai do jetë i madh, Biri i shumë të Lartit
Zoti Perëndi, do t’jetë me të.
Ai do t’mbretërojë dhe mbretëria e Tij
S’do të ketë kurrë mbarim
N’tokë as n’qiell.’’

Strofa 2:
Shumë kohë më parë
Në qytetin e Betlehemit
Lindi për ne një fëmijë
Emri i Tij është EMANUEL
‘‘Perëndia është me ne’’
Ai erdhi t’na shpëtojë
Nga mëkatet tona
Të na pajtojë me Perëndinë
Paqe të na sjellë, në zemrat tona
Të na quajë bijtë e Tij përjetë.

Strofa 3:
Shumë kohë më parë
Pas lindjes së Jezusit
Disa barinjë dhe dijetarë
Erdhën tek Ai për ta adhuruar
Dhurata të çmueshme i dhanë
Thirrja është dhe sot,
Që ne ta adhurojmë
Andaj shpëtimtarit i këndojmë
Se Ai erdhi për ne, jetë t’përjetshme të na jap
Ndaj ftesën e Tij e pranojmë
SOT!

Autorët: Pajtim Smolica, Pepa Sefedini, Jinho Yeom
Këngëtarët: Bujan Stavileci, Pepa Sefedini, Kori i fëmijëve nga ”Takimi i fëmijëve” Bashkësia Ungjillore, Rruga e Paqes, Pejë
Orkestrimi/Producent/Inqizimi: Aaron Smith (Shtëpia Records)