Refreni:
Noa, Noa çfarë po bën ti?
‘‘Zoti më tha të ndërtojë një Arkë
të shpëtojë ata që i thërrasin Atij…’’
Noa, Noa çfarë po bën ti?
Strofa 1:
Por njerëzit nuk besuan dhe Atë e mohuan
Kur erdhi shiu i madh të gjithë e kuptuan
Noa kishte drejtë, familja e tij u shpëtua
Noa, Noa çfarë po bën ti?
Strofa 2:
Dhe Noa iu bind Zotit dhe Atë nuk e mohoi
Kur erdhi shiu i madh Ai e kuptoi
Se nuk ka asgjë më t’mirë
Se t’i bindesh Perëndisë
Noa, Noa çfarë po bën ti?
Breakdown:
Dhe tani o fëmijë këto gjëra t’i mendojmë
T’i kthejmë sytë tek Zoti, Atij t’i besojmë
Se Jezusi është i vetmi që shpëtimin na e sjellë
Si Noa të besojmë, kjo është çfarë ne mund të bëjmë
Autorët teksti & muzika: Nora Smolica, Mirjeta Dreshaj, Gino Quinn
Këngëtarët: Nora Smolica, Arbërie Krasniqi, Pepa Sefedini
Orkestrimi/Producent/Inqizimi: Shtëpia Records
www.shtepiarecords.com